Agani merr përkrahje edhe nga ambasadorja Lang

Lajme

Agani merr përkrahje edhe nga ambasadorja Lang

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 18:21

Në vazhdën e takimeve njoftuese, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka pritur të premten ambasadoren e Zvicrës në Kosovë, Krystyna Marty Lang, të cilën e informoi me sfidat me të cilat ballafaqohet kjo ministri, por edhe me punën që do ta bëjë si ministër në katër vjetët e ardhshme.

Ambasadorja Lang, së pari e përgëzoi ministrin Aganin për pozitën e re dhe i ofroi bashkëpunim dhe mbështetje të mëtutjeshme të shtetit të Zvicrës në realizimin e projekteve në fushat përkatëse.
Ministri Agani, me kënaqësi shprehu dëshirën dhe vullnetin për të bashkëpunuar me shtetin zviceran, dhe njëkohësisht falënderoi ambasadoren për kontributin e dhënë në ndërtimin e institucioneve shtetërore dhe i premtoi asaj bashkëpunim të mëtutjeshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat