Selimi: T'i kujtojmë luftëtarët që nga shpata e Skënderbeut deri te pushka e Adem Jasharit

Lajme

Selimi: T'i kujtojmë luftëtarët që nga shpata e Skënderbeut deri te pushka e Adem Jasharit

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 10:27

Edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi që ishte njëherit edhe ndër ushtarët e parë që lexoj deklaratën e UÇK-së, më 1997, ka uruar festën e pavarësisë, duke kujtuar ata që luftuan dhe ranë për lirinë e atdheut. AI duke shkruar në facebook ka thënë se në këtë ditë duhet kujtuar ata që nga shpata e Skënderbeut e deri të pushka e Adem Jasharit.

Gjithë shqiptarëve ju uroj 28 Nëntorin, festën tonë kombëtare, këtë datë të shënuar dhe të lavdishme të historisë sonë!
Edhe në këtë 28 Nëntor, si çdo herë tjetër, le t'i kujtojmë të gjithë ata që luftuan dhe ranë për Lirinë e Atdheut, le t'i kujtojmë luftëtarët që nga shpata e Skënderbeut deri te pushka e Adem Jasharit.
Le të përkulemi para lavdisë së tyre!
Në këtë përvjetor i uroj gjithë shqiptarët e në veqanti familjarët e dëshmorëve dhe bashkëluftëtarët e mi.
Urime 28 Nentori!
R. Selimi
, ka shkruar ai në Facebook./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat