Sot, me mustaqe drejt sheshit

Lajme

Sot, me mustaqe drejt sheshit

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 08:09

Dy vjet më parë, shumë burra me mustaqe dhe femra me gërsheta festuan 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.
Vazhdimin e traditës e ka paralajmëruar gazetari i Klan Kosova, Milot Hasimja, njëri ndër personat që e nisën këtë aktivitet.

“Dy vjet më parë më shumë se 800 burra me musteqe dhe femra me gërsheta festuan 100 vjetorin e pavarësisë së shtetit Shqiptar. Krejt ky organizim u bë në nder të burrave të cilët e shpallen pavarësinë. Ky organizim tashmë do të shndërrohet në diçka tradicionale. Shkurtoni dhe krehni mustaqet sepse edhe një herë do ta pushtojmë Sheshin "Nënë Tereza" në Prishtine, 28 nëntor, ora 11 : 00”,(siç) ka shkruar gazetari i Klan Kosova, Milot Hasimja, njëri ndër personat që e nisën këtë aktivitet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat