LDK nuk i do ministrat e vjetër të PDK-së (VIDEO)

Lajme

LDK nuk i do ministrat e vjetër të PDK-së (VIDEO)

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 21:45

Isa Mustafa nuk i do në kabineti e tij qeverisës, emnat e ministrave të deritashëm të Partisë Demkratike.
Dhe kjo, i asht ba e qartë edhe PDK’s.
Kështu i ka thanë Televizionit Rrokum nji zyrtarë i naltë i LDK’s.
Simbas tij, në takimet e grupeve punuese për harmonizimin e programit qeverisës dhe ndamjen e resoreve ministrore, por edhe në takimet e Mustafës me Thaçin, PDK’s i asht ba e ditun se në qeverinë Mustafa 1, nuk asht i pranueshëm asnji ministër i deritashmi i Thaçit.
Madje, LDK ka arsyetu këtë kërkesë, tue thanë se disa prej këtyne ministrave dyshohen për korrupsion, e të tjerët nuk kanë shfaqë përformancë të mirë gjatë këtij mandati.
Simbas zyrtarit të LDK’s, Mustafa po synon që në qeverinë e tij me pas emna të ri dhe kredibilë, e të gatshëm me i drejtue resoret ministrore që u besohen.
Simbas zyrtarit të LDK’s, pikërisht kjo ka qenë arsyeje pse seanca asht kërkue me 8 Dhetor, me i dhanë kohë PDK’s me gjet emna të ri për ministra.


LDK NUK I DO MINISTRAT E VJETËR TË PDK’s by RrokumTelevision

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat