Komuna e Obiliqit jep 50 bursa për studentë

Lajme

Komuna e Obiliqit jep 50 bursa për studentë

Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 13:50

Komuna e Obiliqit ka ndarë 50 bursa për studentët e kësaj komune. Me këtë rast, u premtua se komuna do të përkrah studentët edhe në të ardhmen.
Në ceremoninë e ndarjes së bursave ishte i pranishëm edhe kryetari i Komunës, Xhafer Gashi, nënkryetari i Komunës, Nysret Kelmendi, Drejtori Drejtorisësë Arsimit, Agim Spahiu, dhe një numër i zyrtarëve të Komunës dhe prindër të përfituesve të bursave.

Në fjalën e tij kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi uroi studentet përfitues të bursave dhe inkurajoi për angazhim dhe punën e palodhshme në përfitim të dijes në studime e tyre.

Gjithashtu, ai shprehu gatishmërinë e tij dhe institucioneve komunale në përkrahjen e studentëve edhe në të ardhmen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat