QKUK, e “akullt”

Lajme

QKUK, e “akullt”

Më: 24 nëntor 2014 Në ora: 09:54

Bryma që kishte rënë mëngjesin e së dielës, kishte dhënë ngjyrë tjetër oborrit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), disa orë pasi në Prishtinë kishte lindur dielli. Një burrë rreth të pesëdhjetave iu fryn duarve tek futet nga hyrja e pasme në Klinikën e Kirurgjisë në QKUK.

“Ftohtë po bëhet në mëngjes dhe gjatë natës”, thotë Kajtaz Shala, nga rrethi i Pejës, që po e trajtonte motrën e tij në Klinikën e Kirurgjisë.

“Ngrohje herë po ka e herë jo. Gjatë mbrëmjes së kaluar, por edhe në mëngjes nuk ka pasur”, thotë burri, derisa shkon të shohë për situatën në dhomën ku po i trajtohej motra e tij./Zëri/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat