Teza se Krimeja nuk është si Kosova fyen inteligjencën tonë

Lajme

Teza se Krimeja nuk është si Kosova fyen inteligjencën tonë

Më: 23 nëntor 2014 Në ora: 16:37

Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq ka deklaruar sot se "teza se Krimeja nuk është e njëjtë sikur dhe Kosova e fyen inteligjencën tonë “ dhe se tema e integritetit territorial është shumë i dhembshme për Serbinë sepse ajo nuk e ka pasur përkrahjen kur bëhet fjalë për Kosovën.
Kjo megjithatë, nuk do të thotë që Serbia të pranojë shkeljen e integritetit territorial të vendeve të tjera.

Ai ka njoftuar se Serbinë në periudhën e ardhshme e pret një aktivitet shumë i politikës së jashtme dhe ky, sipas tij, është rezultat i ndryshimit të madh të pozitës së politikës së jashtme.

Ai ka paralajmëruar se kryeministri serb Aleksandar Vuçiq do të vizitojë Izraelin dhe do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit për Kosovën, ndërsa vetë do të vizitojë Argjentinën, Kilin e Rusinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat