Rexhepi: Prioritet, miratimi i Ligjit kundër shkuarjes në luftëra të huaja

Lajme

Rexhepi: Prioritet, miratimi i Ligjit kundër shkuarjes në luftëra të huaja

Më: 23 nëntor 2014 Në ora: 12:40

Qeverinë e ardhshme e presin mjaftë punë sa i përket miratimit të ligjeve. Një nga ligjet që duhet të miratohet sa më parë është Ligji kundër shkuarjes në luftëra të huaja.
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka thënë se pas miratimit të Buxhetit për vitin e ardhshëm njëri ndër ligjet e para që duhet të miratohet, është ai kundër shkuarjes në luftëra të huaja.

“Po, ky do të jetë ndër ligjet e para. Ky ligj duhet të shkojë formalisht edhe një herë në Qeveri, por besoj që në seancën e parë ose në të dytën do të miratohet”, ka deklaruar Rexhepi.

Sipas tij, tani është herët të flitet për ligjet që do të miratohen qysh në fillim të Qeverisë së re.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat