Gazmend Muhaxheri: Punimet në rrugë u ndalën sepse po favorizohet një biznes i AAK’së

Lajme

Gazmend Muhaxheri: Punimet në rrugë u ndalën sepse po favorizohet një biznes i AAK’së

Më: 22 nëntor 2014 Në ora: 16:16

Komuna e Pejës ka ndërprerë punimet e rrugës në hyrje të qytetit. Investim ky i Ministrisë së Infrastrukturës, projekt i nisur në kohën e qeverisjes së AAK-së.
Vendimi për projektin e miratuar në maj të vitit 2013 për zgjerimin e kësaj rruge, është shfuqizuar me datë 7 nëntor të këtij viti në Asamblenë Komunale të Pejës, nga kreu i kësaj komune Gazmend Muhaxheri.

Për të parin e kësaj komune, zgjerimi i kësaj rruge është në dëm të qytetarëve e në favor të një biznesi aty, andaj edhe nuk lejon një investim të tillë. Në anën tjetër, opozita në këtë komunë akuzon kryetarin se punimet i ka ndërprerë në mënyrë arbitrare. Kërkojnë vazhdimin e punimeve, pasi sipas tyre e kundërta vështirëson jetën e qytetarëve.

Arzen Bytyqi, asambleist nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Komunën e Pejës, thotë për kp, se kryetari i ka ndalë punimet për “teke” të tij dhe jo për diçka që do të ishte në të mirën e qytetarëve të Pejës.

Ai thotë, se kryetari fillimisht nuk i ka ndjekë procedurat ligjore për ndaljen e punimeve.

E kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri po thirret në rregulloren për planin urbanistik, që sipas tij ky projekt nuk respekton kriteret dhe bënë shkelje të planit rregullues urbanistik.

Muhaxheri thotë se “ky ishte edhe një vendim i paligjshëm që është dashtë me u shfuqizu”.

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Fehmi Mujota,këtë e rast e cilëson “si një rast interesant”.

“Është një rast interesant sepse të gjitha qendrat e mëdha insistojnë shumë që të kenë rrugë katërshiritëshe në hyrje dalje, siç është rasti i Ferizajt që po realizohet me shumë sukses ky projekt, por ja që vendimi i Kuvendit Komunal të Pejës është i tillë. Ne po shqyrtojmë të gjitha rrugët legale dhe të shohim si të realizojmë këtë pjesë të projektit, ndoshta në një pjesë që shkon në drejtim të Prishtinës, që të mos e humbim buxhetin dhe të realizojmë po kaq gjatësi sa ishte e parapri në hyrje të Pejës, ndërsa me dhunë nuk do ta bëjmë projektin”, thotë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat