I shesin pronat për të ikur nga Kosova

Lajme

I shesin pronat për të ikur nga Kosova

Më: 22 nëntor 2014 Në ora: 09:09

Kosovarët janë shndërruar në emigrantë të përhershëm pas luftës. Varfëria dhe mosperspektiva në Kosovë ka rritur në përmasa shqetësuese numrin e kosovarëve që po ikin jashtë shtetit.
Përveç lotarive të shteteve të ndryshme që ofrohen për pranim të banorëve jashtë vendit të tyre, sikurse është ajo më e kërkuara “Green Card USA”, rrugët ilegale janë ato që kosovarët po i shfrytëzojnë çdo ditë e më shumë për të dalë në një nga vendet perëndimore, shkruan Zëri.

Franca, SHBA-ja, Kanadaja, janë tri nga shtetet që kosovarët preferojnë të emigrojnë. Gjatë gjashtëmujorit të parë 2014 kemi 14 raste të kontrabandimit me emigrantë.

Në kërkim të jetës më të mirë dhe për të paguar njerëzit-trafikantët, që ua mundësojnë migrimin jashtë vendit kosovarët i shesin edhe pronat e tyre.

Ndërsa rruga deri në vendet e Evropës është plot rreziqe.

Rasti i fundit tragjik është shënuar dje, kur dy emigrantë shqiptarë tentuan të kalonin kufirin drejt Anglisë. Një e re dhe i afërmi saj janë djegur të gjallë, pasi kamioni me të cilën po transportoheshin u përfshi nga flakët.

Edhe ata që kalojnë në “tokën e premtuar” muaj të tërë i kalojnë nëpër kampet e Hungarisë, apo edhe duke bërë jetë nëpër tenda në parkingje dhe nën ura të qyteteve të Francës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat