Muhaxheri: Ani de e kemi shkelë ligjin, çka me bo tash?

Lajme

Muhaxheri: Ani de e kemi shkelë ligjin, çka me bo tash?

Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 18:37

Kryetari i Pejës e merr shumë me lehtësi faktin kur komuna që e udhëheqë ai zihet duke e shkelur ligjin.
Emisioni “Drejtësia në Kosovë” që transmetohet në RTK të premteve ka paralajmëruar se në emisionin e radhës do e transmetojë materialin ku e verifikojnë që Komuna e Pejës e ka shkelur ligjin duke lejuar përfshirjen e personave politik në dhënien e tenderave.
Reklama e këtij emisioni shfaqë inserte ku kryetari i Pejës shihet duke thënë: “Po mirë de shka me bo tash, e paskem shkel ligjin..”.
Më tutje Gazmend Muhaxheri shihet edhe një herë me buzën në gazë duke thënë: “Është shkelje e ligjit, nuk e kemi shkelë livadhin”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat