U vu gurthemeli i fabrikës së re të ujit në Shkabaj (Foto)

Lajme

U vu gurthemeli i fabrikës së re të ujit në Shkabaj (Foto)

Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 14:54

Fabrika e re ujit me madhësi prej 700 litra për sekondë do ta përmirësojë sistemin e furnizimit me ujë në Prishtinë, u tha gjatë kësaj ceremonisë së gurthemelit të kësaj fabrike. Ky projekt cilësohet si një nga investimet më të mëdha në sektorin e ujit që nga themelimi i Kompanisë Ujësjellësi Rajonal Prishtina. Projekti është kyç jo vetëm për kryeqendrën Prishtinën por për vendin në tërësi, meqë ai përfshinë ndërtimi i fabrikës së ujit në Shkabaj dhe ndërtimi i gypave të rinj dhe stacionit të pompimit që të lidhë fabrikën e re të ujit në kanalin e Ibrit dhe rrjeten ekzistuese të ujit.

Në ceremoninë e vënies së gurthemelit morën pjesë Kryeministri i qeverisi në largim, z. Hashim Thaçi, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë e përfaqësuar nga z. Christoph Stock, Ambasada Gjermane e Përfaqësuar nga znj. Milena Tutsch dhe drejtori i Komapnisë së Ujësjellësit Rajonal z. Gjelosh Vataj, dhe nga Banka Gjermane për zhvillim znj. Esther Gravenkotter, drejtoresh e zyrës regionale për Kosovë dhe Maqedoni. Kostoja e parashikuar e projektit arrinë shumën e afërsisht 35 milion euro./Valbona Mazreku




Përfaqësuesja e ambasadës gjermane znj. Milena Tutsch/FOTO: Bota sot



Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti/ FOTO: Bota sot



Zyrtari nga Bashkimi Evropian në Kosovë z. Christoph Stock/ FOTO: Bota sot



Drejtori i Komapnisë së Ujësjellësit Rajonal z. Gjelosh Vataj/ FOTO: Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat