Gjakovë: “Kampanja më e mirë e të rinjve për mbrojtjen e të dhënave personale”

Lajme

Gjakovë: “Kampanja më e mirë e të rinjve për mbrojtjen e të dhënave personale”

Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 14:39

Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (ASHMDHP), në vazhdën e implementimit të projektit “ Kampanja më e mirë e të rinjve për mbrojtjen e të dhënave personale”, ka filluar të mbajë seminare për të rinjtë në 20 komuna të Kosovës. Kështu, në kuadër të kësaj kampanje të premten është organizuar seminar edhe për të rinjtë e Gjakovës, më sakët për nxënësit e Gjimnazit “Hajdar Dushi”. Mentor Hoxhë, zv/ mbikëqyrës kryesor shtetëror dhe ligjërues në këtë seminar, ka treguar se qëllimi I kësaj kampanjë dhe organizimi i seminareve të kësaj natyre është për informimin e nxënësve mbi zhvillimet e ndryshme dhe legjislacionit në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe njoftimi I qytetarëve në lidhje me mbrojtjen e të dhënave të tyre personale. Hoxha në këtë seminar para nxënësve pjesëmarrës ka sqaruar konkretisht dhe në hollësi , pse është e rëndësishëm mbrojtja e të dhënave personale? pastaj çfarë përparimi ka bërë Kosova në mbrojtjen e të dhënave personale, dhe në rrjedhë të këtij seminari ka shpjeguar se çfarë ofron projekti në fjalë. Hoxha ka thënë se “ mbrojtja e të dhënave personale është e drejtë themelore e garantuar nga Neni 8 I Kartës së të Drejtave Themelore të Bashkimit Evropian. Ndërsa, se çfarë përparimi ka bërë Kosova në këtë drejtim Hoxha, ka saktësuar se vetëm brenda tre vitesh ka pasur përparime të dukshme. Nxënësit pjesëmarrës janë pajisur me nga certifikatë për inkurajimin e ambasadorëve të rijnë të privatësisë./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat