Bota sot, siguron dëshmi për parregullësi në provimin pranues për master

Lajme

Bota sot, siguron dëshmi për parregullësi në provimin pranues për master

Më: 31 tetor 2014 Në ora: 18:23

Gazeta “Bota sot”, ka siguruar dëshmi për parregullësi dhe korrupsion në procesin e regjistrimit të sudentëve në mastër në Universitetin Publik, Hasan Prishtina drejtimi Psikologji Shkollore dhe Këshillim.

Kështu sipas një burimi të gazetës, parregullësitë në këtë proces janë vërejtur ku testi i provimit pranues për këtë drejtim ka dalë jashtë, nga instancat më të larta të fakultetit.

Më poshtë mund t`i gjeni testet e provimit pranues në degën Psikologji Shkollore dhe Këshillim, si dëshmi që ato kanë rrjedhur jashtë fakultetit, megjithëse një gjë e tillë është e ndaluar me ligj./ML

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat