Si ta kurseni rrymën me njësorin e ri?

Lajme

Si ta kurseni rrymën me njësorin e ri?

Më: 31 tetor 2014 Në ora: 14:31

Nga një tetori ka filluar aplikimi i tarifave të shtrenjta apo dimërore të energjisë elektrike, të cilat janë dukshëm më të larta se ato verore.
Por, konsumatorët edhe në këtë situatë të ankesave për shtrenjtim dhe energjinë me çmim më të lartë në rajon, mund të gjejnë mundësi që sado pak të kursejnë.

Në fakt,tarifat e lira aplikohen nga ora 22 e natës deri në orën 7 të mëngjesit, që nënkupton se në pjesën tjetër të ditës, shpenzimi i rrymës llogaritet me tarifën e lartë.

Zëdhënësi i KEDS-it, Guri Shkodra apeloi te konsumatorët që të jenë më të kujdesshëm dhe racional në shpenzimin e energjisë.

“Po edhe verës edhe dimrit, tarifat e lira janë vetëm gjatë natës, kështu që prej 1 tetorit kanë filluar të aplikohen edhe tarifat dimërore. Kjo është përcaktuar nga Zyra e rregullatorit të energjisë dhe ne jemi të obliguar që në përpikëri të implementojmë atë që është përcaktuar”, ka thënë Shkodra.

Në programin e mëngjesit të Radio Dukagjinit, Shkodra sqaroi edhe dallimet në mes të orëmatësve mekanik, atyre të vjetër, si dhe orëmatësve digjital.

Të parët, sipas tij, nuk kanë llogaritur me përpikëri shfrytëzimin e energjisë, ndërsa te ato digjitale, niveli i saktësisë është i klasit të parë.

Ndryshe, gjatë shtatorit, vendimi për shtrenjtimin e ri të rrymës prej 5.18% që pasoi dy muaj pas një rritjeje paraprake prej 4.57%, duke e bërë rritjen e përgjithshme brenda vitit në mbi 10%, nxiti reagime.

Kjo çoi deri te nënshkrimi i një peticioni me të cilin u kërkua nga KEDS-i që ta anulojë vendimin, ose siç u tha “do të përballet me protesta dhe pa dëgjueshmëri në pagesën e faturave nga qytetarët”.

Por,nënshkrimet e mbi 30 mijë qytetarëve, mbetën pa përgjigje. Kjo për fatin se për t’i dërguar ato pritet konstituimi i Kuvendit për t’ia dërguar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat