Albin Kurti do të luftoj hajnat e ligës së parë!!?? Me hajnat e ligës së dytë!!?? Bravo Albin

Lajme

Albin Kurti do të luftoj hajnat e ligës së parë!!?? Me hajnat e ligës së dytë!!?? Bravo Albin

Nga: Bota sot Më: 24 tetor 2014 Në ora: 10:34

Publicisti dhe analisti politik, Gazmend Islami, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka reaguar pas deklaratës së liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili ka thënë se disa nga anëtarët e PDK-së janë hajna të superligësë, ndërsa hajnat e LDK-së, AAK-së dhe Nismës, i ka quajtur të ligës së dytë.

Islami ka theksuar se, kjo tregon mllefin e Kurtit, pas skandalit që ka bërë duke u bashkuar me bllokun. Ai më tej ka pyetur se si mundet me bë Qeveri me hajnat e ligës së dytë për të luftuar hajnat e supërligës. Madje Islami thotë se Albin Kurti duhet të kërkon falje para votuesve të lëvizjes së tij.

Ja reagimi i plotë i Gazmend Islamit, në Facebook

Me fjalinë “Disa nga anëtarët e PDK-së janë hajna të superligës, por ka hajna edhe në LDK, AAK, Nisma por që janë në ligë të dytë”.

Kjo fjali trego me se miri mllefin tij dhe gjendjen e tij shpirtërore pas skandalit të tij politik kur vendosi ti bashkohet Bllokut. Tash nëse njeriu mendon dhe shtron pyetjen se çka duhet të mendoj një votues i Albin Kurtit?? Qysh duhet ai ta kuptoj logjikën e tij, po dua Qeveri me hajnat e ligës së dytë, për të luftuar hajnat e ligës së parë, a hajni është hajn, sikur vrasësi që është vrasës e këtë më së miri e dinë ai vet.

Më e mira do të ishte sikur të dilte publikisht dhe të kërkonte falje publike para votueseve të vet, tu thotë se ka gabuar kur ka thirre konferencën për shtyp dhe ka thënë “Nuk ka Qeveri Thaçi 3” fjali e pa matur e rastit dhe nga mëria për Thaçin. Votueseve duhet tu thotë se kam ndryshuar kursin politik duke menduar që po bëjmë mirë Kosovës, duke mendua se po e burgos krimin dhe Kosovës po i hap frymë të re??

Por duhet thanë që gabova kur mendova që krimin mund ta luftoj me kriminel.. Albin nuk mund të luftosh hajnat e ligës të parë me hajnat e ligës së dytë. Albin Kurti duhet të shpëtoj çka mund të shpëtohet nga partia e tij, ai as vet nuk mundet me marr me mend se çfarë rruge të gabuar ka hy. Po se di a të shkon për fytyre ty që Ramush Haradinaj “haraçi” të jetë kryeministër i juaji e Isa “ Hajni” Zëvendëskryeministër. N.Sh

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat