Grabovci: LVAN s’po respekton as institucione e as vendime të tyre

Lajme

Grabovci: LVAN s’po respekton as institucione e as vendime të tyre

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 21:41

Nënkryetari i PDK-së, Adem Grabovci në një intervistë për televizionin Rrokum tha se koalicioni LDK-AAK-Nisma e Vetëvendosje, nuk po e respektojnë asnjë institucion e asnjë vendim të sajin.
Grabovci thtoë se PDK nuk ka fajë, në situatën e krijueme, ku edhe pas katër muajsh, nuk ka zgjidhje të ngërcit.
“Me këtë bllokadë që i janë bërë proceseve të vendit i janë shkaktu dëme të mdha, jo vetëm në sferën e ekonomisë por edhe në fushën e integrimit, politikës, bashkëpunimit dhe në të gjitha fushat e tjera. Prandaj, PDK bënë analizat e situatave por gjithsesi ka dhënë edhe alternative, angazhimet që të dalin nga kjo situatë e krijuar, e thënë me përgjegjësi të plotë, pa fajin e PDK-së”, tha Grabovci.
Madje, sipas Grabovci, me shumicën e deputetëve ka një dakordim, e ai është që e shohin si të panevojshme këtë bllokadë.
“Kontaktet qoftë me të pozitës apo opozitës, nuk kanë mungu. Ne kemi pas dhe kemi kontakte të vazhdueshme me gjithë deputetët e gjitha partive politike. Me pjesën dërmuese të tyre, kemi debatu, dhe pothuajse me të gjithë jemi dakordu dhe kemi qëndrime të përbashkta. Ka një pakënaqësi edhe te të tjerët me situatën e krijuar. Edhe deputetet e partive tjera e shohin si të panevojshme këtë bllokadë”, tha Grabovci për Tv Rrokum.
Sipas asaj që thotë Grabovci, PDK është gati edhe për ndonjë kompromis, për së pari të bisedohet për këtë.
“Absolutisht ne nuk jemi udhëheq nga politika ekstreme, se duhet të ndodhë vetëm kështu dhe s’ka më, por ne jemi të gatshëm të ulemi në tavolinënë e bisedimeve, ti debatojmë të gjitha cështjet, dhe mbi bazën e arsyes, të gjejm zgjidhjen më të mirë të mundshme”, tha ai.
Adem Grabovci më tej tha se blloku, LDK-AAK-Nisma e vetëvendosje, nuk po e respekton as një vendim të asnjë institucioni.
“Kushtetutën s’po e respekton, rregulloren e Kuvendit s’po e respekton, Gjykatën Kushtetuese nuk po e respekton, edhe pse ka ekspert ndërkombëtarë, ata po e akuzojnë Gjykatën Kushtetuese si të një anëshme. Presidenten e vendit, s’po e respektojnë. Gjejmani vetëm një institucion apo një vendim të institucioneve tona që e kanë respektu”, tha Grabovci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat