Shala: Ahmeti po punon me modele të Zagrebit

Lajme

Shala: Ahmeti po punon me modele të Zagrebit

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 17:32

Asamblisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Komunën e Prishtinës, Flamur Shala, ka kritikuar kryetarin e komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti i cili i ka lënë shkollat pa naftë për tu ngrohur në sezonin dimërorë.

Po ashtu, në reagimin e Shalës thuhet se dilemat nuk janë se a ka filluar sezoni dhe se a po mbahet premtimi për naftën me e pa sulfur, por se kush është “më i miri” për ta fituar tenderin.

“Sipas të dhënave që dolën në media, Shpendi i la pa naftë shkollat, ndërsa sezoni dimëror për nxemje ka filluar që më 15 tetor! Dilemat nuk janë se a ka filluar sezoni dhe se a po mbahet premitimi për naftën me e pa sulfur, por se kush është “më i miri” për ta fituar tenderin. Këtu sikur kishte filluar gjithçka, pra se kush do të bjerë naftë pa sulfur me tender të ri! Kështu, kryetari Prishtinës, në disa projekte, po punon me modele të Zagrebit, po dikur edhe nafta na vinte nga i njëjti qytet!”, ka shkruar Shala në Facebook. /A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat