Albin Kurti ngatërrohet, sikurse dikur Enver Hoxha

Lajme

Albin Kurti ngatërrohet, sikurse dikur Enver Hoxha

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 14:40

Albin Kurti ka nxitur të qeshura mbrëmë në një tubim të partisë së tij, në Prishtinë, kur kinse ngatërroi mbiemrin e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasanit.
“Enver sahani, asi Enver Hasani”, tha Kurti para anëtarëve të Vetëvendosjes.

Të njëjtën batutë e kishte përdorur edhe diktatori shqiptar, Enver Hoxha për komunistin jugosllav, Sinan Hasanin. Në një nga fjalimet e tij, Hoxha e kishte quajtur “Sinan sahani”.

Jo rrallë, referencat e Albin Kurtit nuk shkojnë më larg se sa kufijtë shtetëror të shtetit shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat