Sejdiu i gatshëm të garojë për kryetar të LDK-së

Lajme

Sejdiu i gatshëm të garojë për kryetar të LDK-së

Më: 22 tetor 2014 Në ora: 20:32

Ish-presidenti Fatmir Sejdiu thotë se situata aktuale politike, i ka kushtuar vendit me humbje të kohës. Ndërsa, nuk ka përjashtuar mundësinë që të rikandidojë në garën për kryetar të LDK-së
Në një intervistë për televizionin publik, Sejdiu tha se nuk e di se çfarë dialogu është zhvilluar mes Presidentes dhe liderëve.

"Presidentja duhet realisht të jetë shumë insistuese dhe në këtë kuadër them se hapësira e saj vepruese nuk është e vogël", ka thënë Sejdiu.

Duke folur për LDK-në, ai tha se është i brengosur që ende nuk po bëhen përgatitje për zgjedhjet brenda saj.

Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë për rikandidim.

"Një gjë duhet të kujtoj për anëtarësinë, se LDK asnjëherë nuk ka vonuar proceset e saj, as në periudhat më të vështira të saj, madje edhe i ka shpejtuar ato", ka thënë Sejdiu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat