Zbulohen pamjet e “Ballistit” pas lëshimit të dronit

Lajme

Zbulohen pamjet e “Ballistit” pas lëshimit të dronit

Më: 22 tetor 2014 Në ora: 11:22

Sipas medieve serbe, kamerat e shkollës ushtarake në lagjen Humsko, afër stadiumit ku u mbajt ndeshja e 14 tetorit Serbi – Shqipëri, shfaqin një mashkull që dyshohet se e lëshoi fluturaken me hartën e Shqipërisë Etnike mbi stadiumin e Partizanit.

Pamjet sipas mediave serbe janë të 15 minutave pas lëshimit të fluturakes.

A është ky Ismail Morinaj, për të cilin thuhet se ka lëshuar fluturaken, këtë gjë do e zbulon hetimet, raporton më tej gazeta serbe.

Sipas policisë së shtetit fqinj, tifozët serbë e kanë kuptuar menjëherë se kush e lëshoi fluturaken dhe për këtë ata e kanë sulmuar të dyshuarin, mirëpo ai ka arritur që të largohet.

Raporti megjithatë thotë se ende nuk është e sigurt se nga fluturoi droni.

Ndoshta, fluturakja është lëshuar nga kupola e kishës që është afër stadiumit, por e mundshme është që është lëshuar edhe prej objektit afër shkollës ushtarake.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat