“Ballist Morina” i famshëm në facebook, 65 mijë ndjekës

Lajme

“Ballist Morina” i famshëm në facebook, 65 mijë ndjekës

Më: 20 tetor 2014 Në ora: 14:08

Derisa Serbët raportojnë se personi i dyshuar që ngriti flamurin në Beograd është Ismail Morina, 32 vjeç banues në Itali fama e këtij është rritur. Sipas gazetës “Kurir”, Morina ka përdorur letërnjoftimin italian për të hyrë në Serbi si dhe ka qarkulluar me automjet me targa italiane. Kurir vazhdon gjithashtu të mbrojë tezën e përfshirjes së vëllait të kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama, ne këtë ngjarje duke aluduar për një njohje të vjetër të tij me 32 vjeçarin Morina.

“Pas tensionimit të situatës Morinaj është larguar nga Serbia dhe autoritete e kanë shpallur person në kërkim, duke kërkuar ndihëm e Interpolit. Droni është komanduar përmes një programi të instaluar më parë në iPhone” shkruan Kurir.

Gjithsesi, duhet thënë se mediat serbe janë shumë mbrapa me informacionet, për shkak se Ismail Morina, ose i njohur ndryshe me pseudonimin “Ballist” është bërë tashmë personazh në rrjetet sociale, njofton mapo. Madje në facebook ekziston edhe një faqe me emrin “Ballist Morina” e cila ka mbi 65 mijë fansa. Ndonëse ende nuk është zyrtare mendohet se është pikërisht Morina ai që ka ngritur hartën e Shqipërisë Etnike në stadiumin e Partizanit të Beogradit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat