Delegacioni shqiptar në vend të Samitit shkoi në kazino?

Lajme

Delegacioni shqiptar në vend të Samitit shkoi në kazino?

Më: 20 tetor 2014 Në ora: 12:23

Samiti mes Europës dhe Azisë i mbajtur këto ditë në Milano, zuri faqet e para të mediave botërore, për shkak të rëndësisë së tij.
Në të merrnin pjesë kancelarja Merkel, presidenti Putin, kryeministri Kinez e të tjerë krerë shtetesh e qeverish të vendeve të Europës dhe Azisë. Por teksa të mëdhenjtë diskutonin mbi marrëdhëniet delikate mes superfuqive të dy kontinenteve, delegacioni shqiptar, ndoshta duke parë edhe peshën e vogël të tij në këtë takim, ka gjetur kohë për t’u argëtuar në një mënyrë origjinale. Corriere della Sera shkruan se “një grup i madh i delegacionit shqiptar, sapo ka mundur, ia ka mbathur për në Liguria. Jo për të parë detin, por për kazinonë e Sanremos”. Skandali është raportuar edhe në disa media të tjera, ndonëse në gazetën italiane zuri një vend të vogël dhe pjesën ironike të kronikës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat