Jeta e tyre në rrugë!

Lajme

Jeta e tyre në rrugë!

Më: 1 tetor 2014 Në ora: 11:12

Ebubekër Berisha, romi 16 vjeç nga Fushë Kosova, bashkë me vëllain dhe një grup shokësh, qe sa vite pastrojnë xhamat e veturave nëpër rrugët e kryeqytetit. Policia e organet tjera kanë njohuri për problemin, por ende s’gjejnë ndonjë zgjidhje.
Janë rritur në rrugë, jo duke lozur si bashkëmoshatarët që bëjnë jetë normale, por duke kryer punë të ndryshme, kryesisht lajnë xhama veturash e nganjëherë kërkojnë edhe lëmoshë. Thonë se fitojnë vetëm për kafshatë të gojës, ndërkaq shkollën ka kohë që e kanë lënë, shkruan gazeta “Zëri”.

Ebubekër Berisha, romi 16 vjeç nga Fushë Kosova, me buzëqeshje rrëfen punën që bën. Ai gati tërë ditën është aty, te semaforët afër Fakultetit të Filologjisë dhe me shkathtësi endet përmes veturave duke I lutur shoferët për t’u pastruar dritaret e veturave.

“Në shkollë kam shkuar veç dy vjet se u dasht me punu. Punoj qysh moti në këtë punë, pra larje të xhamave”, thotë ai duke shtuar se fitojnë jo më shumë se dhjetë euro në ditë.

“Nuk janë shumë, por po ia dalim disi”, thotë Ebubekri, i cili së bashku me vëllanë, djem të axhës e shokë të tjerë bëjnë të njëjtën punë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat