​Deputetja gjermane Winkelmeier: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese kundërshton rregullat e parlamentarizmit

Lajme

​Deputetja gjermane Winkelmeier: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese kundërshton rregullat e parlamentarizmit

Më: 30 shtator 2014 Në ora: 18:12

Deputetja e Bundestagut, Elizabeth Winkelmeier-Becker, në një takim të zhvilluar sot me zyrtaret e LDK’së, Vjosa Osmanin dhe Teuta Sahatçiun, ka diskutuar për situatën aktuale politike në Kosovë
Deputetja, e cila ka shërbyer për rreth 13 vite si gjyqtare në Gjermani, e ka cilësuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese si të padrejtë dhe në kundërshtim me rregullat e parlamentarizmit në sistemin demokratik.

Sipas saj, është e pabesueshme që një Gjykatë të vijë në përfundim se ata që janë bashkuar rreth një shumice parlamentare të mos lejohen t’i formojnë institucionet.

Me këtë rast, Winkelmeier ka përmendur disa raste kur edhe në Gjermani, partia që kishte marrë më së shumti vota në zgjedhje nuk kishte pasur mundësi ta krijonte shumicën parlamentare dhe si rrjedhojë institucionet i kishin formuar ata që kanë mundur ta formojnë shumicën.

Po ashtu u diskutua edhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në mes të CDU-së dhe LDK-së, si dy parti të qendrës së djathtë të anëtarësuara në EPP.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat