​Rezultatet e nxënësve në shkollat e Prishtinës 2013-14

Lajme

​Rezultatet e nxënësve në shkollat e Prishtinës 2013-14

Më: 30 shtator 2014 Në ora: 13:11

Drejtoria e Arsimit, në çdo fundvit shkollor bën vlerësim të përgjithshëm rreth suksesit të nxënësve, performancës së mësimdhënësve dhe realizimit të punëve dhe detyrave e të gjitha niveleve.

Sipas një komunikate për media nga Komuna e Prishtinës, thuhet se ky vlerësim bëhet jo vetëm për të konstatuar gjendjen por, edhe për të përcaktuar objektivat për punët dhe detyrat për të ardhmen, që do të reflektojnë në përmirësimin e shkallës së arritshmërisë së nxënësve dhe ngritjen e performancës së mësimdhënësve në procesin edukativo-arsimor, duke e krahasuar me ecurinë e vitit paraprak.

Drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit, ArbërieNagavci në mbledhjen e shtatë të Kuvendit Komunal, i informoi këshilltarët komunal lidhur me nivelin e arsimit në shkollat e Prishtinës. Më poshtë mund të gjeni rezultatet e përmbledhura:

Niveli fillor dhe i mesëm i ulët i arsimit:

Në shkollat fillore dhe të mesme të ulëta, gjithsej në 42 shkolla amë me 18 paralele të ndara fizike, mësimin, në vitin shkollor 2013/14, e kanë vijuar 31.931 nxënës, të shpërndarë në 1315 paralele, që i bie mesatarisht 24,28 nxënës për paralele. Mesatarja e numrit të nxënësve për paralele në shkollat e qytetit është 28, kurse në shkollat rurale mesatarja e numrit të nxënësve për paralele është 16, prej tyre:

Kalueshmëria e nxënësve në nivelin fillor të arsimit, është: 17.149 nxënës me sukses pozitiv, 99.51 %, 47 me sukses të pamjaftueshëm, 0.27% dhe 36 nxënës të panotuar, 0.20 për qind, gjegjësisht:

Në bazë të statistikave të dhëna konsiderohet se në këtë nivel të arsimit fillor është përdorur një kriter më i butë i vlerësimit, ndërsa nota mesatare është 4.49.

Vijueshmëria e nxënësve: Gjatë vitit shkollor 2013/14, në nivelin e arsimit fillor janë regjistruar gjithsej 154.128 mungesa, prej tyre: të arsyeshme 140.102 ose 8.13 mungesa për nxënës , të paarsyeshme 14.027 ose 0.81 - mungesa për nxënës.

Niveli i arsimit të mesëm të ulët, VI-IX

Numri i përgjithshëm i nxënësve në nivelin e mesëm të ulët, VI – IX, është 14.699 nxënës, të shpërndarë në 573 paralele, mesatarisht 25.65 nxënës për paralele. Prej tyre 14.586 nxënës janë me sukses pozitiv (99.2%), ndërsa 92 nxënës me sukses të pamjaftueshëm (0.62%), dhe 21 nxënës të pabotuar (0.14%). Në këtë nivel të arsimit konsiderohet se është një shpërndarje më racionale e nxënësve, sipas suksesit të arritur, dhe arsimtarët me rastin e vlerësimit kanë pasur kriter më real dhe më objektiv, për çka dëshmon edhe nota mesatare: 3.88.

Vijueshmëria e nxënësve: Në nivelin e arsimit të mesëm të ulët, gjatë vitit shkollor 2013/14 janë regjistruar gjithsej 387.759 mungesa, apo 26,37 mungesa për nxënës, prej tyre të arsyeshme: 304.395, ose 20,70 mungesa për nxënës, të paarsyeshme- 83.364, ose 5,67 mungesa për nxënës.

Niveli i arsimit të mesëm të lartë

Në nivelin e arsimit të mesëm të lartë gjithsej 12 shkolla, mësimin e kanë vijuar 13.016 nxënës, të shpërndarë në 408 paralele, mesatarisht 31,90 nxënës për paralele. Mesatarja e numrit të nxënësve për paralele, 31,90 për këtë nivel të arsimit është pasojë e numrit të vogël të nxënësve në shkollat profesionale në krahasim me gjimnazet, ku ka një stërngarkim të paraleleve deri në 45-46 nxënës.

Kalueshmëria e nxënësve, në këtë nivel të arsimit është: 12.398 nxënës me sukses pozitiv (95.25%), ndërsa 375 nxënës me sukses të pamjaftueshëm (2,88 %), dhe 243 të pabotuar (1.86 %), prej tyre. Nota mesatare e nxënësve të këtij niveli të arsimit është 3,44.

Vijueshmëria e nxënësve: Gjatë vitit shkollor 2013/2014 janë regjistruar gjithsej 687.082 mungesa, apo 52.78 mungesa për nxënës. Prej tyre të arsyeshme: 347.139, ose 26.67 mungesa për nxënës, të paarsyeshme: 339.943, ose 26.11 mungesa për nxënës.

Provimi i maturës shtetërore

Në këtë vit shkollor 2013/14, provimit të maturës shtetërore në afatin e parë, me 7 dhe 21 qershor, iu kanë nënshtruar 5284 maturantë. Sukses pozitiv kanë arritur 3.028 nxënës (57.31%).

Ndërsa në afatin e dytë, me 29 gushtit dhe me 7 shtator, provimit të maturës iu kanë nënshtruar 2.820 maturantë, prej tyre sukses pozitiv kanë arritur 1.674 nxënës (59.36 %).

Në këtë vit shkollor provimin e maturës shtetërore, në Komunën e Prishtinës, e kanë kaluar 4.702 nxënës (88.98 %).

Të dhënat tregojnë se viti shkollor 2013-14, shkollat e komunës së Prishtinës, karakterizohet me një trend pozitiv në segmentet e ngritjes së suksesit të nxënësve, në nivelin I-V dhe X-XIII, kurse në nivelin VI-IX ka një rënie të lehtë të suksesit. Ndërsa, në realizimin e orëve të planifikuara është shënuar një rënie e lehtë në nivelin I-V, kurse në nivelin VI-IX dhe X-XIII, ka shënuar progres në krahasim me vitin paraprak.

Sfidë për institucionet arsimore të Komunës së Prishtinës mbetet numri i madh i mungesave të nxënësve në të tri nivelet e arsimit, por me theks të veçantë janë mungesat e nxënësve të nivelit të tretë, X-XIII. Andaj, në këtë segment kërkohet një angazhim i të gjithë faktorëve relevantë, në mënyrë që të përmirësohet vijueshmëria e nxënësve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat