Tre javë pas vrasjes së Ardian Brahimit në Koshtovë nuk ka të dyshuar

Lajme

Tre javë pas vrasjes së Ardian Brahimit në Koshtovë nuk ka të dyshuar

Më: 20 shtator 2014 Në ora: 20:20

Kanë kaluar më shumë se tri javë që kurë Ardian Brahimi nga fshati Koshtovë e Mitrovicës është vrarë ndërsa u plagosën rëndë dy vëllezërit e tij Albion dhe Albert Brahimi derisa po prisnin dru në pyll.
Megjithatë ende nuk ka asnjë person të dyshimtë. Policia vetëm konfirmon hetimet derisa babai i Ardianit të vrarë dyshon se djali i tij u vra nga gjahtarë të komunitetit serbë të cilët dalin shpesh në këtë zonë ku dëgjohen edhe të shtënat.

Babai i Ardianit, Zymeri, thotë se është i dëshpëruar me institucionet e Kosovës.

"Të dy janë të plagosur rëndë shumë, njëri ka dalë, tjetri është në spital. Edhe ai është i plagosur shumë, ka shumë plagë në trup. Askush nuk ka ardh kurrë me na vizitu", thotë ai për KTV.

Zymer Brahimi ka edhe dyshime lidhur me ngjarjen.

"Policia neve na ka thanë a dyshoni në dikan?, na i kemi thanë: Po dyshojmë qind për qind serbët se tjetër kush jo", tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat