Gratë e PDK'së dhe LDK'së: Ne mundemi bashkë (Foto)

Lajme

Gratë e PDK'së dhe LDK'së: Ne mundemi bashkë (Foto)

Më: 20 shtator 2014 Në ora: 13:15

Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon të zotohet se me asnjë çmim nuk do të pranojë të hyjnë në bashkëqeverisje me Partinë Demokratike të Kosovës, madje as që të takohen me zyrtarët e kësaj partie.
Por këtë qëndrim karshi PDK-së, e ka zbutur nënkryetarja e LDK-së Teuta Sahaqija, e ndihmuar edhe nga deputetja e kësaj partie, Lirije Kajtazi.

Në një foto të postuar në Facebook, deputetët e LDK-së, Teuta Sahatqija dhe Lirije Kajtazi shihen duke festuar me deputetët e PDK-së, Xhevahire Izmaku dhe Sala Berisha-Shala.

Fotot janë përcjell me mbishkrimin ‘Ne mundemi bashkë’.

Si duket gratë e të dyja partive e kanë marrë përsipër misionin e bashkimit të PDK-së dhe LDK-së në bashkëqeverisje.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat