Në pamundësi për të shkuar, Thaçi e përshëndet vizitën e Papës

Lajme

Në pamundësi për të shkuar, Thaçi e përshëndet vizitën e Papës

Më: 20 shtator 2014 Në ora: 13:05

Kryeministri Hashim Thaçi ka përshëndetur vizitën e Papës në Tiranë, e cila nis nesër me takime me zyrtarët më të lartë shtetëror të Shqipërisë.
Kryeministrit në largim i është pamundësuar pjesëmarrja në pritjen e Papës pasi Vatikani ka hedhur poshtë mundësinë që edhe Hashim Thaçi të jetë pjesë e agjendës së takimeve zyrtare të Papa Françeskut me autoritetet në Tiranë.

“E përshëndes vizitën historike të Papës Françesku në Shqipëri dhe të shpreh mirënjohjen për faktin që ai zgjodhi ta bëj vizitën e tij të parë në Tiranë. Vizita e tij nxjerr në pah modelin unik të bashkëjetesës fetare të shqiptarëve, i cili duhet të shërbejë si shembull për gjithë botën. Kjo ngjarje dëshmon gjithashtu përcaktimin e popullit tonë për t'u orientuar strategjikisht drejt Perëndimit. Me këtë rast i dërgoj urimet më të perzemërta të gjithë besimtarëve të krishterë, që nesër do ta kenë mysafir në shtëpitë e tyre liderin e tyre shpirtëror”:, ka shkruar Thaçi në Facebok.

“Thaçi ka kërkuar mbrëmë që të jetë pjesë e takimeve që Papa do bëjë në Tiranë. Zyrtarisht është kontaktuar Vatikani dhe nuk ka pranuar që ai të jetë pjesë”, kanë bërë të ditur burime të Gazetës.

Kryeministri Thaçi vitin e kaluar kishte marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Papës së ri, ndërkohë që zyra e tij kishte njoftuar se ai ishte pritur në audiencë private nga Papa Françesku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat