Shefqet Krasniqi i besonte Serbisë edhe në vitin 2004

Lajme

Shefqet Krasniqi i besonte Serbisë edhe në vitin 2004

Më: 17 shtator 2014 Në ora: 15:25

4 vjet para se të pavarësohej Kosova, Shefeqet Krasniqi duket se kishte besim të patundur në shtetin e Serbisë. Madje ai ishte pajisur me letërnjoftimin që ia kishin lëshuar autoritetet e Beogradit.
Kishin kaluar mbi gjysmë dekade që kur kishte përfunduar lufta e Kosovës, për të cilën imami Shefqet Krasniqi pretendon që ka kontribuar duke qenë ushtar i UÇK’së, por ai nuk i ndau lidhjet me Republikën e Serbisë.

Pak vite pasi që ishte emëruar imam i xhamisë kryesore në Kosovë, Xhamisë së Madhe në Prishtinë, ai mori dokumente të Serbisë, që sot iu konfiskuan në pronat e tij gjatë operacionit policor ku u arrestua ky imam i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), 11 kolegë të tij dhe tre persona të tjerë (15 të arrestuar gjithsej).

Në kohën kur del të jetë marrë ky dokument nga imami Krasniqi - në vitin 2004 me afat 9 vjeçar, njëherësh edhe ligjërues në Fakultetin e Studimeve Islame, kosovarët vendosën t'i braktisin dokumentet e Serbisë, diçka që del se nuk e ka bërë ky imam aq shumë i ndjekur nga të rinjtë kosovarë që aplikojnë islamin radikal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat