Fuad Ramiqi sillet në shtëpi i përcjellë nga Policia, reagon LISBA

Lajme

Fuad Ramiqi sillet në shtëpi i përcjellë nga Policia, reagon LISBA

Më: 17 shtator 2014 Në ora: 11:13

Kryetari i Partisë LISBA, Fuad Ramiqi, është arrestuar në orët e hershme të mëngjesit, ndërsa para pak çastesh është sjellë në shtëpinë e tij bashkë me policinë, për të qenë prezent gjatë bastisjes së banesës së tij.
Aktualisht para banesës së tij gjenden njësitet speciale të Policisë së Kosovës.

Partia që e drejton Ramiqi, reagoi ndaj aksionit të arrestimit të tij dhe imamëve të tjerë duke thënë se “do të organizojë protesta dhe do të marrë masat e nevojshme ligjore për lirimin e të burgosurve”.

“Sot policia e Hashim Thaçit ka marrë aksion për arrestimin e imamëve të njohur dhe Fuad Ramiqit. LISBA është duke i ndjekur me vëmendje këto zhvillime, këto arrestime janë kryekëput politike dhe të arrestuarit nuk janë assesi të involvuar në akuzat që ju bëhen”, thuhet në deklaratën e LISBA-s.

“LISBA dënon aktin e persekutimit të myslimanëve në Kosovë dhe kërkon nga Policia e Kosovës të mos bëhet lojë e politikës. Policia e Kosovës duhet t'i shërbejë popullit dhe jo mbulimit të krimeve të individëve të caktuar”, thuhet në deklaratën e kësaj partie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat