Nazim Bllaca bëhet për spital

Lajme

Nazim Bllaca bëhet për spital

Më: 16 shtator 2014 Në ora: 14:25

I vetëshpalluri agjent i Shërbimit Informativ të Kosovës që për një vrasje po e vuan dënimin në burgun e Dubravës, Nazim Bllaca sot ka pasur një komplikim shëndetësor.
Burime të Express brenda Shërbimit Korrektues i kanë thënë gazetës se Bllaca, që po vuan dënimin për vrasjen e Ibush Kllokoqit, është çuar sot në Spitalin Regjional të Pejës për trajtim të një infeksioni në pjesën e epërme të trupit.

Në këtë spital nuk e kanë konfirmuar lajmin.

Bllaca u dërgua në burg pasi që një pjesë të dënimit e vuajti në shtëpi, meqë ndihej i rrezikuar të shkojë në burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat