Intervistohen kandidatët për drejtor në spitalin e Gjilanit

Lajme

Intervistohen kandidatët për drejtor në spitalin e Gjilanit

Më: 16 shtator 2014 Në ora: 09:48

Pas shumë zvarritjeve më në fund janë intervistuar pesë kandidatët për drejtor në spitalin e Gjilanit.

Tashmë komisioni ka intervistuar Abdylatif Latifin, Nysret Hajrullahun, Milaim Kosumin, Ramadan Halimin dhe Ukshin Ismajlin, raporton rajoniopress.

Drejtori aktual Abdylatif Latifi tha për rajonipress se zvarritjet dhe vonesat në intervistim, por edhe në shpallje të njëpasnjëshme të konkursit kanë ndikuar në punën e tij, por edhe të menaxhmentit. “Realisht ne kemi punuar me të gjitha mundësitë dhe kapacitetet, por nganjëherë kemi pasur edhe pengesa të natyrave të ndryshme. Jam i lumtur që në spitalin e Gjilanit është kthyer atmosfera e punës, ka përgjegjësi të personelit shëndetësor dhe mbi të gjitha marrëdhëniet kolegjiale janë në nivel” tha Latifi.

Kandidatët secili veç e veç kanë paraqitur programin dhe projektin e tyre se si do të qeverisin dhe menaxhojnë me këtë institucion të rëndësishëm shëndetësor në Anamoravë i cili pranon edhe pacient nga Kosova Lindore dhe të gjitha komunat e Anamoravës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat