Karaçeva do policinë, jo xhandarmërinë

Lajme

Karaçeva do policinë, jo xhandarmërinë

Më: 16 shtator 2014 Në ora: 09:04

Banorët e Karaçevës së Kamenicës prej më 19 shtator do të organizojnë protesta për shkak të mungesës së sigurisë, pasi fshati ku ata jetojnë, thonë se kontrollohet nga xhandarmëria serbe.

Banorët e këtij fshati kufitar, për t’u ndjerë më të sigurt, kanë kërkuar siguri nga Policia e Kosovës, por sipas tyre, kjo e fundit nuk po “guxon” të veprojë në këtë fshat, shkruan Zëri.

Sipas tyre, metrat e fundit të “juridiksionit” të Policisë së Kosovës përfundojnë në dalje të fshatit Novosellë, që është disa kilometra larg fundit të territorit të Republikës së Kosovës.

Afër tre mijë e dyqind banorë të asaj zone po ndihen vazhdimisht të rrezikuar, prandaj po kërkojnë sërish që t’u jepet mbështetje nga uniformat e kaltra.

Kryetari i Bashkësisë Lokale, Selver Lenjani, shpjegoi se në rast të ngritjes së çarëdo problemi, qoftë shëndetësor, vjedhje apo edhe vrasje, banorët janë të vetmuar, pa kurrfarë mbështetje nga institucionet e shtetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat