Arifi: Nuk humbim kohë me PDK-në

Lajme

Arifi: Nuk humbim kohë me PDK-në

Më: 3 shtator 2014 Në ora: 08:41

Koalicioni LDK-AAK-Nisma në asnjë variant nuk do të jetë pjesë e koalicionit me PDK-në, njëkohësisht nuk do t’i pranojë as konsultimet që janë të parapara për formimin e qeverisë së re.

Kështu ka thënë Avni Arifi, këshilltar i lartë politik i liderit të AAK-së. Në këtë intervistë për “Epokën e re”, Arifi ka deklaruar se koalicioni LDK-AAK-Nisma nuk është i interesuar të humb kohë për të biseduar me zyrtarë të PDK-së për çështjen e formimit të institucioneve të reja.
Arifi ka bërë me dije se ky koalicion nuk do të pranojë kurrfarë konsultimesh dhe negociatash me PDK-në për postin e kryetarit të Kuvendit. “Liderët e koalicionit LDK-AAK-Nisma nuk pranojnë konsultime dhe as negociata me PDK-në për postin e kryeparlamentarit”, ka thënë Arifi, i cili ka mohuar se liderët e koalicionit LDK-AAK-Nisma janë duke iu frikësuar takimit me liderin e PDK-së, Hashim Thaçi, i cili do të mundte ta ndante treshen Mustafa-Haradinaj-Limaj. “E them me sinqeritet të plotë, se në asnjë periudhë kohore nuk ka ekzistuar droja se ndonjëri nga partnerët e koalicionit mund të hyjë në bisedime me PDK-në”, është shprehur Arifi, duke shtuar se partitë e koalicionit LDK-AAK-Nisma janë të gatshme të shkojnë bashkë në çdo proces, përfshirë edhe opsionin e zgjedhjeve të reja. “Partitë e bllokut në të gjitha opsionet e mundshme që do të përballen në të ardhmen e afërt janë të gatshme të shkojnë bashkë”, është shprehur Arifi. Në këtë drejtim, ai ka thënë se ekziston gatishmëri e fuqishme në mes të partive të koalicionit se nuk do të ketë qeveri ‘Thaçi 3’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat