Blloku nuk i përjashton protestat

Lajme

Blloku nuk i përjashton protestat

Më: 3 shtator 2014 Në ora: 08:33

Treshja LDK-AAK-Nisma të përkrahur edhe nga Lëvizja Vetëvendosje, s’po rreshtin së vepruari në kërkim të gjetjes së modalitetit nëpërmjet të cilit PDK-së do t’i pamundësohej krijimi i Qeverisë ‘Thaçi 3'.

Liderë të këtyre subjekteve vazhdimisht po zotohen se nuk do të pranojnë asnjë ofertë nga partia e Hashim Thaçit për krijimin e institucioneve të reja.

Kurse partia e Albin Kurtit po synon organizimin e protestave për, siç kanë thënë ata, ‘dëbimin e Thaçit nga pushteti’. Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje thonë se me asnjë çmim nuk do të pranojnë asnjë ofertë të PDK-së për të bashkëqeverisur. Zgjim Hyseni nga kjo lëvizje, thotë se Lëvizja Vetëvendosje është duke punuar shumë për ta larguar Thaçin dhe PDK-në nga pushteti.

Për ta arritur këtë, ai thotë se janë duke shqyrtuar edhe mundësinë e organizimit të protestave.

“Jemi duke shqyrtuar mundësitë edhe të protestës qytetare në këtë drejtim, meqenëse tanimë edhe u vërtetua dhe kapja e shumicës së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë ditë më parë Hyseni për Tribunën.

Kjo ide e drejtueseve të Lëvizjes Vetëvendosje pritet të gjejë mbështetje edhe te Blloku LDK-AAK-Nisma.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat