Metaj: LDK e ka të sigurt postin e kryeministrit në koalicion me PDK

Lajme

Metaj: LDK e ka të sigurt postin e kryeministrit në koalicion me PDK

Më: 2 shtator 2014 Në ora: 21:34

Anëtari i LDK-së, Bardhyl Metaj ka thënë në një intervistë në “Zona B”, ka treguar se partia e tij e ka të sigurt postin e Kryeministrit, nëse pranon të jetë në koalicion me PDK-në.
“LDKja është ajo që po dëshiron me cdo kusht . LDK-ja sot e ka të sigurt postin e Kryeministrit në koalicion me PDK-në. Por, vet faktin që ne duam ndryshim, ne kemi arrit të bjmë një koalicion”, tha Metaj.
Më tej, Metaj nuk ka ngurruar të shtoj se PDK-ja është streha më e fortë politike për të korruptuarit.
“Streha ma të fortë politike për njerëz të korruptuar se PDK-ja, nuk ka. Njerëzit e LDK-së që do të jenë të akuzum për korrupsion, do të jenë dy herë më ashpër se sa të akuzuarit për korrupsion të PDK-së”, tha Metaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat