Përdorimi në shkollë i cigareve dhe hashashit, dukuri në rritje!

Lajme

Përdorimi në shkollë i cigareve dhe hashashit, dukuri në rritje!

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 2 shtator 2014 Në ora: 10:54

Më një shtator filloj viti i ri shkollë, shumë familje së bashku me fëmijët e tyre janë gëzuar për një gjë të tillë. Ka shumë fëmijë që për herë të parë po ulën në bankat e shkollës, ku padyshim nuk mungon gëzimi. Por, në shkollat tona është një fenomen shumë negativ që po shkon në rritje. Nga viti në vit, vihet re, se numri i përdoruesve të cigares dhe hashashit në shkolla është rritur, ndërsa mosha e atyre që konsumojnë drogë është ulur.

Eksperti i kriminalistikës, Fitim Çeku, thotë për gazetën “Bota sot” se, numri i përdoruesve të hashashit është rritur ndjeshëm, kurse problemi qëndron se e konsiderojnë si diçka normale. Ai thekson se, jo vetëm në Prishtinë, por në të gjitha vendet ka probleme të përdorimit të drogës. Moshat e reja janë problematike në të gjitha rrethet, pasi është përhapur miti i gabuar që hashashi është diçka e lehtë dhe e mirë në të njëjtën kohë.

“Përdorimi i drogave të lehta nis në mosha gjithmonë e më të vogla. Këto droga që quhen të lehta, nuk mund të konsiderohen plotësisht të tilla dhe mund të ndalojnë kur duan”, kjo është e pavërtetë, pasi hashashi është një drogë që krijon varësi tek përdoruesit dhe sjell edhe probleme të shumta shëndetësore, pasi dhe ato kanë efekte po aq të rënda për shëndetin si dhe drogat e rënda. Gjithashtu hashashi është si një urë për të kaluar tek drogat e rënda. Ka një lidhje të pranimit si diçka normale të përdorimit të këtyre drogave, pra ka arritur një ulje të moshës dhe një rritje e “popullaritetit”. Tashmë përdorimi i hashashit konsiderohet si diçka e modës”, thotë Çeku.

Ai thekson se, ata që përdorin hashash përgjithësisht janë persona që e kanë konsumuar cigaren dhe numri i adoleshentëve që e konsumojnë është rritur këto vitet e fundit.

“Ka një lidhje me përdorimin e substancave të tjera, pra një njeri që përdor cigare është më i prirur të përdorë më vonë edhe hashash. Drogat janë të lidhura me njëra–tjetrën, pra dikush që ka përdorur hashash është më i prirur që më pas të bëhet përdorues i drogave më të forta si heroina apo kokaina. Ajo që është e nevojshme për ndalimin e këtij fenomeni është sensibilizim dhe bashkëpunim shumë sektorial”, thekson ai.

Çeku thotë se, për këtë problem është e domosdoshme që të bashkëpunojnë të gjithë që nga familjet, shkollat dhe komuniteti.

“Ka prindër që nuk janë të interesuar për këtë problem, pasi kanë fëmijë të rregullt, por ata duhet të dinë që edhe fëmijët e tyre janë të rrezikuar në një komunitet ku ka përdorues droge, pasi shpesh një adoleshent e provon për herë të parë drogën në ambientin ku rri, sepse ia ofrojnë bashkëmoshatarët dhe shokët e tij”, thotë Fitim Çeku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat