Nisma për Kosovën uron nxënësit për vitin e ri shkollor

Lajme

Nisma për Kosovën uron nxënësit për vitin e ri shkollor

Më: 31 gusht 2014 Në ora: 17:19

Nisma për Kosovën i ka uruar të gjithë nxënësit mësimdhënës dhe prindër për fillimin e vitit të ri shkollorë.

Gjithashtu edhe në urimin e të parit të kësaj parti Fatmir Limajt thuhet se ndjehet shumë i lumtur të uroj veçanërisht nxënësit, të cilët për herë të parë do ulën në bankat shkollore, me dëshirën që të kenë sa më shumë suksese në rrugën e tyre të diturisë.

“Ju të dashur nxënës, mësimdhënës dhe prindër,
Nesër është një ditë e madhe për fëmijët tanë, ditë e madhe për arsimimin e gjeneratave të reja.
Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor të arsimit parauniversitar, më lejoni të ju shpreh urimet më shpirtërore të gjithë nxënësve, duke ju uruar sa më shumë suksese në rrugën e tyre për një të ardhme sa më të ndritur.
Kur jemi tek kjo ditë e veçantë, një urim të përzemërt meritojnë të gjithë mësimdhënësit dhe prindërit, që edhe në të kaluarën por dhe tani vazhdojnë të reflektojnë shumë në përcjelljen e diturisë tek brezat e rinjë.
Ndjehem shumë i lumtur të uroj veçanërisht nxënësit, të cilët për herë të parë do ulën në bankat shkollore, me dëshirën që të kenë sa më shumë suksese në rrugën e tyre të diturisë”, thuhet në urimin e Nismës për Kosovën.Me shumë mirënjohje për Ju,
I Juaji
Fatmir LIMAJ /A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat