Ky është Ardiani, i vrarë sot nga serbët me uniformë

Lajme

Ky është Ardiani, i vrarë sot nga serbët me uniformë

Më: 29 gusht 2014 Në ora: 23:53

Ardian Brahimi ka mbetur i vrarë, ndërsa dy vëllezërit e tij, Alberti dhe Albioni janë plagosur nga një serb me uniformë të ushtrisë serbe në malet e Kollodovës në Mitrovicë, brenda territorit kosovar.

Ata kishin shkuar të premten në mëngjes për të prere dru në mal, por derisa ktheheshin u ka zënë pritë një burrë me uniformë ushtrie i cili i ka qëlluar me armë zjarri dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

18-vjeçari Ardian Brahimi nuk ka arritur t’u mbijetonte plagëve të marra nga automatiku, ndërsa dy vëllezërit e tjerë, Alberti 19 vjeç dhe Albioni 16, edhe pse me plumba në trup kanë arritur të shpëtojnë, ndërsa ndodhen për trajtim në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat