Mimozë, mos fluturo por ec për tokë

Lajme

Mimozë, mos fluturo por ec për tokë

Më: 23 gusht 2014 Në ora: 17:58

Aleanca për Ardhmërin e Kosovës, dega në Gjakovë, përmes një komunikatë të lëshuar për media, e kanë kritikuar Kryetaren e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila.

Në këtë komikatë thuhet se të arsyetosh mospunën dhe mossukseset e qeverisjes për 200 ditë, me luftën e fundit që ndohi 15 vite me parë, është nëncmim për qytetarët.

Më poshtë mund të lexoni komunikatën e plotë të AAK-së:

Të arsyetosh mospunën dhe mossukseset e qeverisjes për 200 ditë, me luftën e fundit që ndodhi 15 vite me parë, është nënçmim për qytetaret. Nuk guxojmë të vazhdojmë vajin për atë që ka ndodhur, edhe pse është shumë e dhimbshme. Duhet të punojmë ngase koha nuk kthehet mbrapa, duhet ti kthehemi punës pasi që janë dhënë shumë premtime, e asnjë i vetëm nuk është i jetësuar.

Në njërën nga gazetat ditore, pronar i së cilës është shefi i saj, Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila kishte shkruar se do ta kthente Gjakovën “Kampion siç ishte dikur”, por me sjelljet e saja ‘skizofrene’, për 200 ditë Gjakovën e kthej në gjendje “kome” dhe paralizoj zhvillimin e qytetit si në kohën regjimit, duke lëshuar urdhra të ngjashëm me ata të viteve 90-ta, duke i ndërprerë të gjitha punimet, duke mos i kryer obligimet ndaj operatorëve ekonomik, duke suspenduar punëtorë të administratës komunale, duke mbyllur dhunshëm Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, duke përhapur frymën e urrejtjes, duke instaluar barrikada pranë zyrave të saj, e shumë e shumë veprime tjera të papranueshme. Për këto 200 ditë, kryetarja, asnjë qytetarë nuk e ka pranuar në takim, dhe këto sjellje ajo i sheh si arritje, dhe si hapa të sigurt që Gjakova të kthehet “kampione”, si në vitet 90-ta.

Sot, Gjakova po udhëhiqet me frymën e ndasisë dhe të urrejtjes, duke u ndarë qyteti nga fshati. Për shtatë muaj asnjë investim nuk është bëre në fshatra. Të gjitha projektet e nisura nëpër fshatra i ka anuluar dhe shtyrë për në vitin 2016/2017. Kjo është ndasi e pastër, e kultivuar nga e para e komunës.
Për shtatë muaj në administratën Komunale të Gjakovës janë punësuar mbi 30 punëtorë me kontrata mbi shërbimin, të gjithë këta të punësuar janë familjarë të Kryetares dhe militantë të AKR-së, kështu duke shkelur Ligjin mbi Shërbimin Civil të Kosovës. Mirëpo ne, Kusari-Lilës, i rikujtojmë edhe një herë se Komuna nuk është “biznes privat”, e as vend i punësimeve të familjareve dhe militanteve, por është institucion që ofron shërbime administrative për të gjithë qytetarët.

Kusari-Lila tani ka filluar edhe “eliminimin” e bashkëpunëtorëve të saj, kështu ditë me parë ka larguar nga kabineti njërën nga punëtorët e saj, pa dhënë asnjë arsyeje.

Po ashtu disa ditë më parë është akuzuar për vjedhje të miksetës për zërim, zyrtari B.G. (Zyrtar Komunal), të cilin, Kusari-Lila, e detyroj nga buxheti familjar ta blejë miksetën e re, në vlerë prej 700 euro për në sallën e mbledhjes të Kuvendit. Më pas, Policia konstaton se zyrtari B.G. është i pafajshëm, ndërsa për vjedhjen që ndodhi në Kuvend policia dyshon në djalin e dajës së drejtorit të Administratës, Armend Vokshi.

Po ashtu një militant tjetër të AKR-së, Ukën, i cili për disa muaj punoj si sigurim në Kuvend, brenda një muaji e ka avancuar, pa përfillur procedurat e konkursit, duke e sistemuar në drejtori për Punë Inspektuese, si shef të inspektorëve të tregut.

Qeveria e Kusari Lilës e përberë nga “ekspertë” të ndryshëm, në çdo fushë po dështon. Sot, kudo në Gjakovë shihen ndërtime pa leje duke mos përfillur asnjë procedurë urbanistike, një nga këto objekte është edhe Pompa për Derivate “te Rrethi”, rrugës për Prishtinë, ndërtimi i objektit banesorë - te pazari, në “Bllok të ri”, pronë e familjes Lilia.

Nga ana tjetër, “Eksperti” i cili udhëheq Drejtorin për Shërbime Publike me aftësitë e tija, Gjakovën e ka shndërruar në deponi bërlloku, duke ju krijuar kushte më të mira për jetesë qenve endacak.

Por, “Kampion” i ndasisë, i urrejtjes dhe i përçarjes, më dinaku është dëshmuar bashkëpunëtori më i ngushtë i Kusari-Lilës, i cili menaxhon drejtorin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Basri Komoni, i cili në bashkëpunim me “shefen” e tij, suspendoj nga puna mbi 30 shefa dhe 3 kryeshefa nga Qendra e Mjekësisë Familjare, kështu duke abuzuar me Ligjin e Punës. Largimi i tyre e ka vetëm një arsyetim, prejardhja e tyre nga fshati. Kjo është qeveria e pastër e Kusari-Lilës!

Mimoza po din ti ofroj komoditet edhe bashkëshortit të saj, duke i dhënë në shfrytëzim për 7 muaj veturën Golf 6 (nr. i targave: 03-256-BQ), pronë e Komunës së Gjakovës. Ai po e mbanë në shfrytëzim këtë veturë për nevoja private, të familjes se vet. E këtë ju zonja Kusari-Lila e quani qeverisje transparente?!

Kaluan 7 muaj dhe asnjë premtim i Kusari-Lilës nuk u jetësua, të paktën as konferenca “spektakolare” e donatorëve nuk tregoj asnjë rezultat, përveç asaj të vjedhjes së hapur të 23 mijë eurove, ku sot e atë ditë “u avulluan”, duke i larë “hesapet” me sekserët që i rrinin afër gjatë fushatës. Edhe këtë Kusari-Lila e quan transparencë!
Kusari-Lila bashkë me bashkëpunëtoret e saj me datë 09.08.2014 kishte organizuar takim me bashkatdhetarët e Komunës së Gjakovës, dhe nuk ju nevojiten më shumë se 7 muaj qeverisje që edhe mërgimtarët ta bojkotojnë, duke mos i ardhur në takim asnjë bashkatdhetar. Pse të ndodhi kjo Mimozë?

Është faji juaj Mimozë, që të kthyen shpinën edhe bashkatdhetarët. Sepse kur ata me vullnet erdhën në vendlindje për të bërë pushime, atyre ju janë ofruar mbrëmje dhe net të errëta dhe pa drita, si në Kohë lufte, ndërsa ditën janë tmerruar nga deponitë e bërllokut të përhapura në çdo pjesë të qytetit, Hapësira të Gjelbëruara të pa pastruara dhe të thara.

Ata u zhgënjyen, sepse erdhën në vendlindje për të pushuar, e jo për tu mirëpritur në hyrje të qytetit nga qenët endacak. Tani na mbetet vetëm të lutemi që edhe ata mos ia kthejnë shpinën qytetit ku linden, sepse dëshpërimi i tyre është vërejtur shumë.

Si sukses tuajin vazhdimisht po përmendeni shlyerjen e borxheve, edhe pse shumat të cilat ju pretendoni se i keni shlyer janë të shumëfishuara dhe jo reale. Mirëpo, ato borxhe të cilat ju i keni gjetur janë të gjitha të krijuara për tu kryer shumë punë e projekte të mëdha në të mirën e qytetareve të Komunës së Gjakovës. Janë borxhe të krijuara për tu ndërtuar rrugë, për tu rinovuar shkolla, për tu ndërtuar rrjete të ujësjellësit në mënyrë që secili qytetar të ketë ujë të pijes, për tu ndërtuar rrjete të kanalizimeve dhe ujërave të zeza, etj.. Për dallim nga ju, që në ministrin që keni udhëhequr, keni krijuar borxhe për udhëtime zyrtare, dreka dhe darka, dhe lukse tjera tuaja personale.

Në lidhje me arrestimet e fundit që ndodhen në Kosovë, të 40 Kosovarëve, për terrorizëm dhe bashkëpunim me organizatat terroriste, Kusari-Lila kishte gjetur kohë për të reaguar pasi që një nga të arrestuarit ishte edhe një i ri nga Gjakova.

Kusari-Lila në reagimin e saj pyeste: Çfarë "dreqi" duhet të hyje në shpirtin e një të riu, të helmojë atë duke synuar për ta dërguar larg vendlindjes për të luftuar luftën e huaj e cila kurrë nuk është vlerë e jona.” Por, Kusari-Lila, para se tu bënte këtë pyetje, këtyre të rinjve që u është “shpërlarë” turi nga gjendja e rendë në vend, që e kanë shkaktuar pikërisht Kusari-Lila dhe bashkëpunëtoret e saj dhe miqtë e saj në nivel qendror, ajo harroj të pyeste edhe veten se: Ç’farë dreqin të shtyri ty Mimoza Kusari-Lila, të shkosh në takim, e të zhveshësh nga kultura e një femre shqiptare, e të vallëzosh valle arabe para Gadafit? As ajo valle nuk është vlerë e jona, e as kulturë e një femre shqiptare. Këtë e bërë vetëm ti. Ngase ti u ki prirë këtyre proceseve.

Mos mallko tani. Vet ti ishte lulja e Gadafit dhe dredhëza e Shefqetit. Duket se e ke harruar se i pari që u ka bërë “perhajer” zyrat e reja në Kuvend, ishte lobusi yt për të votuar për kryetare, Shefqet Krasniqi. E ju e pritet duke i shërbyer edhe dredhëza, në mënyrë që vizita të ishte sa më e këndshme!

Kaq shpejtë paske harrur se mu partia juaj jeni frymëzuesit më të mëdhenj të këtyre frymëve radikale të ekstremizmit, jeni frymëzues të ndasive dhe përçarjes.

Por, Mimozë, një nga shkaqet kryesore të radikalizmit të të rinjve tek ne, përveç frymës së urrejtjes dhe përçarjes që ju dhe bashkëpunëtoret tuaj e shpërndani, është edhe niveli dhe mungesa e edukimit dhe arsimimit. Një fushë të cilën ju e keni zhdukur nga projektet tuaja, dhe nuk keni bërë asgjë.

Ky pushim verorë i shkollave, është pushimi i parë në 14 vitet e fundit të pas luftës që nuk është investuar në asnjë shkollë, e që nuk është bërë asnjë renovim, në mënyrë që këtyre të rinjve dhe fëmijëve tanë tu mundësojmë kushte dhe ambiente sa më të mira shkollimi dhe edukimi.

E vetmja punë qe keni dëshmuar që dini ta bëni është rrënimi!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat