‘Mos ia falni tokën Manastirit’

Lajme

‘Mos ia falni tokën Manastirit’

Më: 23 gusht 2014 Në ora: 13:56

Ata thotë se vendimet e Dhomës së Posaqme të Gjykatës Kushtetuese të datës 27 dhjetor 2012 janë vendime të cili bazohet në ligjet dhe vendimet e kohës së masavë të dhunshme të Sllobodan Millosheviqit.

​Lidhja e Historianëve të Kosovës, dega në Deçan, edhe një herë i ka bërë thirrje Gjykatës Supreme të Kosovës, që të mos sjellë vendimin përfundimtar që 23 hektarët e tokës shoqërore të dy Ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria” në Deçan t’i falen Manastirit të Deçanit.

Ata thotë se vendimet e Dhomës së Posaqme të Gjykatës Kushtetuese të datës 27 dhjetor 2012 janë vendime të cili bazohet në ligjet dhe vendimet e kohës së masavë të dhunshme të Sllobodan Millosheviqit.

Sipas një komunikate për media, LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, kërkon nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës që të ndërhynë në Aktgjykimet e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës dhe t’i shpallë të pavlefshme meqë me anë të këtyrë dy dokumenteve cenohet dhe prekët rëndë kushtetutshmeria në Republikën e Kosovës.

Ndryshe, ata shprehin qëndrimin e tyre se tokat e dy Ndërmarrjeve shoqërore “Apiko” dhe “Iliria” duhet të kthehen në menaxhim të Komunës së Deçanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat