Cila është pasuria e Jakup Krasniqit?

Lajme

Cila është pasuria e Jakup Krasniqit?

Më: 21 gusht 2014 Në ora: 20:36

Në formularin për deklarimin e pasurisë në Agjencionin Kundërkorrupsion, gjendet edhe deklarimi i pasurisë së ish – kryeparlamentarit, Jakup Krasniqi.

Shënimet që janë tek të dhënat për Pasurinë e Paluajtshme, të Krasniqit, janë një shtëpi me 4 ari oborr e cila ka shifrën prej 300 mijë eurove.

Një tjetër deklarim i ish-kryeparlamentarit, janë edhe 20 hektarë tokë në vendin e tij të lindjes në Negrovcë të Drenasit. Ndonëse është pronë e trashëguar dhe e përbashkët me 8 vëllezërit e tij, kjo pronë kapë shumën prej 75 mijë eurove.

Në pronësi të Krasniqit, është edhe një veturë e tipit Cheverlet, të cilën Krasniqi e ka deklaruar si dhuratë nga i vëllai Dauti.

18.024.26 euro, është deklarimi si para të gatshme që gjenden në konton bankare të Krasniqit, ndërsa 5 mijë euro të tjera janë deklaruar të jenë në konton bankare të bashkëshortes së tij.

Krasniqi ka deklaruar edhe pagën e tij mujore e cila kap shumën prej 32.400 euro që merr nga Kuvendi i Kosovës dhe po ashtu edhe të bashkëshortes së tij, e cila nga puna e noterisë merr 19.420 euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat