Epidemia vdekjeprurëse e lopëve, prekë disa persona në Rahovec

Lajme

Epidemia vdekjeprurëse e lopëve, prekë disa persona në Rahovec

Më: 24 korrik 2014 Në ora: 22:49

Epidemia e njohur si “Antraksi “ ka mbytur gjashtë lopë në Krushë të Madhe. Sëmundja ka prekur edhe disa njerëz në komunën e Rahovecit.
Nga Qendra Spitalore ne Prizren, kanë thënë se janë duke u marrur mostrat e pesë njerëzve që janë prekur nga kjo epidemi që është mjaft e rrezikshme.

Edhe banorët e Krushës së Madhe, thonë se janë të vetëdijshëm për pasojat që mund t’i kenë si pasojë e përhapjes së kësaj epidemie.

Agjencioni i Veterinës, ka urdhëruar vaksionimin e të gjitha lopëve në Krushë të Vogël por ende nuk dihet se sa lopë janë prekur, raporton Klan Kosova.

Antraksi, është sëmundje ngjitëse vdekjeprurëse që bartet tek kafshet nëpërmjet kontaktit. Njerëzit mund ta marrin atë me konsumim të mishit dhe qumështit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat