Ferizajt i kushton 25 euro trajtimi i secilit qenë endacak

Lajme

Ferizajt i kushton 25 euro trajtimi i secilit qenë endacak

Më: 6 korrik 2014 Në ora: 16:51

Në Ferizaj ka filluar trajtimi i qenve endacak, ndryshe që deri më tani është bërë vrasja e tyre. Ky aksion i nisur, e që po zhvillohet nga një grup i veterinerëve të komunës, synon që të kontrolloj situatën në teren dhe të vendos një mbikëqyrje të plotë të veprimit të qenve endacak.

Drejtori i Drejtorisë Komunale të Bujqësisë, Xhemajl Reçica, ka thënë se praktikat e mëhershme të aplikuara nuk kanë qenë të suksesshme, ngase vrasja e qenve nuk ka sjell efektin e dëshiruar.

Ai ka shpjeguar se projekti që ka nisur së zbatuari parasheh një qasje tjetër ndaj kësaj dukurie.

"Fillimisht është paraparë zënia e tyre me rrjeta speciale, dërgimi në qendrën e grumbullimi, e tek më pastaj behet trajtimi dhe kastrimi i tyre. Një pjesë e tyre që janë në gjendje të vështirë shëndetësore e që paraqesin rrezik për rrethin do të eliminohen në mënyrë humane" ka thënë Reçica.

Ky projekt që po thuhet se do të jetë i suksesshëm e ka një koston jo edhe aq të lirë.

Zyrtarët thonë se për çdo qen të trajtuar komuna do të paguaj 25 euro.

"Ky është një projekt që kushton, po besojmë në suksesin e tij", ka thënë Reçica.

Ndryshe, qentë endacak janë bërë problem për qytetarët, të cilët thuajse çdo ditë ankohen për veprimin e tyre në pjesë të ndryshme të qytetit.

Prej pas luftës komuna ka ndërmarr fushata të shumta të eliminimit të qenve endacak, por gjithherë rezultatet nuk kanë qenë inkurajuese.

Suksesi i këtij aksioni sipas zyrtarëve komunal, do të shihet në ditët në vijim kur edhe do të bëhet bilanci i punës në teren.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat