‘Mendoni një minutë për sjelljen tuaj në rrugë’

Lajme

‘Mendoni një minutë për sjelljen tuaj në rrugë’

Më: 4 korrik 2014 Në ora: 15:29

Në pikëkalimin kufitar në Merdare nga Policia e Kosovës, OSBE-ja dhe Forumi për Iniciativë Qytetare (FIQ) kanë lansuar sot fushatën vetëdijesuese për pjesëmarrësit në komunikacion rrugor, me qëllim të respektimit të rregullave në komunikacion dhe parandalimin e aksidenteve rrugore e emëruar “Rrugë të mbarë dhe të sigurt gjatë pushimeve”.

Kjo fushatë u referohet kryesisht bashkatdhetarëve tanë, të cilët pritet të vizitojnë Kosovën, dhe në vete ngërthen shpërndarjen e fletushkave me karakter informues për pjesëmarrësit në komunikacionin rrugor.

Në hapjen zyrtare të fushatës drejtori i Departamentit të Operacioneve nga Policia e Kosovës, RashitQalaj, tha se kjo fushatë ka për qëllim vetëdijesimin e qytetarëve lidhur me rregullat e komunikacionit rrugor si dhe ruajtjen dhe shpëtimin e jetës së qyteteve, duke parandaluar aksidentet në komunikacion.

CarstenTëelmeir, zëvendësdrejtor i OSBE-së, duke iu referuar mesazhit të kampanjës “Rrugë të mbarë dhe të sigurt gjatë pushimeve”, tha se mbështetja e kësaj kampanje ka për qëllim krijimin e një ambienti të sigurt për të gjithë, duke pasur në mendje se në këtë rrugë të gjithë.
“Mesazhi im për popullin për vizitorët e Kosovës është, mendoni një minutë për sjelljen tuaj në rrugë, tha ai.

Dajana Berisha, drejtoreshë ekzekutive e FIQ-it duke treguar për bashkëpunimin në mes të FIQ-it dhe PK-së në fjalën e saj tha se siguria në komunitet është shumë e rëndësishme dhe është edhe fokus të punës së organizatës së tyre.
Fushata do të zgjasë gjatë sezonit veror dhe fletushkat do të shpërndahen nëpër të gjitha pikëkalimet kufitare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat