Ahmeti sqaron se pse po largohet Jusuf Thaçi

Lajme

Ahmeti sqaron se pse po largohet Jusuf Thaçi

Më: 4 korrik 2014 Në ora: 12:53

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka sqaruar se Jusuf Thaçi po largohet nga pozita e Drejtorit të Arsimit në Komunën e Prishtinës pasi kështu ishin marrëvesh me te kur e kishte emëruar.

Ahmeti ka lavdëruar punën e Thaçit, duke thënë se ai ka vendosur rend e rregull në arsimin e Prishtinës.

Lexojeni të plotë reagimin e Shpend Ahmetit:

Meqenëse u bë publike para konferencës së përbashkët me Jusufin dua ti them ca fjalë.

Jusufi ka bërë punë të mrekullueshme në drejtorinë e arsimit. Kur e kam ftuar që të bëhet drejtor ka pranuar pas shumë takimeve, vetëm për të kontribuar ne përmirësimin e situates, sepse në fakt projekti i jetës se tij është Atomi ku punon në identifikimin e nxënësve të talentuar dhe avancimin e tyre.

Për 6 muaj Jusufi ka vendosur standarde të reja në transparence, vleresim, drejtesi e sundim te ligjit.

Së bashku kemi vendosur që pas përfundimit te vitit shkollor të bëjmë ndryshimin tani për me i dhene kohë drejtorit të ri për tu përgatitur për vitin e ri shkollor. Jusufi do të na ndihmoj edhe në këtë tranzicion.

Falemnderit Jusuf Thaçi

P.S. me spekukime tjera as që mirrem. As në fillim kur ka ardh e as tani Jusufi as që ka biseduar për gjëra tjera pos arsimit dhe punës në arsim

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat