Xhafer Gashi: U cenua fjala e lirë

Lajme

Xhafer Gashi: U cenua fjala e lirë

Më: 3 korrik 2014 Në ora: 16:11

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi ka reaguar pas rrahjes së arsimtarëve të një shkolle me drejtorin e Arsimit në të njëjtën komunë, e cila ka ndodhur në mëngjesin e së enjtes.
Sipas një komunikate të lëshuar për medie të lëshuar nga zyra e kryetarit të Komunës, me sulmin që iu ka bërë drejtorit është cenuar e drejta e fjalës së lirë.

“Sot më datë 03/07/2014 rreth orës 09:30 të mëngjesit u sulmua fizikisht Drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Agim Spahiu nga dy mësimdhënës të Shkollës së Mesme të Lartë Profesionale –Hasan Tahsini në Obiliq (sipas raportit të Policisë së Kosovës). Sot u cenua e drejta e fjalës së lirë nga persona të papërgjegjshëm, u sulmua Institucioni Dijes nga njerëzit kinse të dijes. U sulmua punëtori i dalluar shumë vjeçar i arsimit ku me punën e tij u dallua shumë. Dy vite radhazi shpallet shkolla më e mirë në Kosovë (shf. Liria në Milloshevë ku ka punua mbi 20 vite). Ky akt për ne është i papranueshëm për Kryetarin e Komunës dhe Bordin e Drejtoreve. Jemi thellë të indinjuar nga ky akt qyqar, andaj kërkojmë n ga organet e rendit dhe të drejtësisë të marrin masat e nevojshme për të sjellë para drejtësisë kryesit e aktit”, thuhet në reagim.

Bashkë me reagim Komuna i ka publikuar edhe dy vërejtjet e mëhershme që iu kanë bërë mësimdhënësve që i kanë më shumë se një vend pune si dhe vendimin e MASHT-it që ka të bëjë me vërejtjen për humbjen e mijëra orëve mësimore gjatë një viti shkollor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat