Mustafa uroi qytetarët dhe Ipeshkvin Dodë Gjergji

Lajme

Mustafa uroi qytetarët dhe Ipeshkvin Dodë Gjergji

Më: 19 prill 2014 Në ora: 12:29

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ua ka uruar Festën e Pashkëve të gjithë qytetarëve të krishterë të Kosovës, si dhe Imzot Dodë Gjergjit, Ipeshkëv i Ipeshkvisë së Republikës së Kosovës.
Në mesazhin drejtuar qytetarëve të vendit, Kryetari Mustafa ka thënë se Festa e Shenjtë e Pashkëve, dita e ringjalljes së Krishtit, simbolizon ditën e shpresës dhe të besimit të gjithmbarshëm për paqe dhe dashuri në mes njerëzve kudo në botë.

“Festa e Pashkëve i bën njerëzit më të afërt njëri me tjetrin, u jep atyre shpresën e fitores të së mirës së përgjithshme ndaj së ligës, ndërsa besimtarët, pas ditëve të agjërimit dhe të sakrificës personale në nderim të Zotit, u sjell gëzimin e rilindjes së Krishtit”, ka pohuar Kryetari Mustafa.

Gjithashtu, Kryetari Mustafa ka uruar edhe Korin diplomatik të akredituar në Prishtinë, komandantët dhe ushratët e KFOR-it, përfaqësuesit e EULEX-it dhe të institucioneve të tjera ndërkombëtare që shërbejnë në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat