​Sërish grevë në shkollat e Prishtinës

Lajme

​Sërish grevë në shkollat e Prishtinës

Më: 17 prill 2014 Në ora: 15:28

Punëtorët teknikë të shkollave të Prishtinës, nga nesër sërish do të jenë në grevë.
Ata kërkojnë ngritje pagash dhe nuk arritën marrëveshje për këtë, as pas takimit të mbajtur me nënkryetarin e Komunës.
Rreth 50 teknikë të kompanive “MSS” dhe asaj “AB”, kompani këto të kontraktuara nga Komuna e Prishtinës për mirëmbajtjen e shkollave, paguhen nga 170 euro, gjë që po cilësohet shkelje e ligjit sipas Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës.
Kjo sindikatë bënë me dije që Komuna nuk u ka lënë zgjidhje tjetër përveç grevës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat